Alegri e ka mesfushorin që do, Juventusi e gjeti formulën për Lokatelin

Siç u nis, dihej se do të “bitisej”, pra që futbollisti do të shkonte aty ku dëshironte. Bisedimet mes Juventusit dhe Sasuolos shërbyen vetëm për të krijuar akordin në bazë të “kërkesë-ofertës”. Manuel Lokateli do të luajë për torinezët kundrejt formulës së huazimit me detyrim blerje kartoni për 35 milionë euro, besohet pas një viti. U deshën disa javë komunikimi, dhe kjo tregon sesa e vështirë është gjendja edhe e vetë Juventusit që duhet të shtrëngojë fort “thesarin” e tij.

Sfidanti.al