Janë 44 dhe në fund do të mbeten 12, por duket se në Federatën Amerikane të Basketbollit e kanë seriozisht. Nuk lejohet të përsëritet ajo që ndodhi vjet në Kupën e Botës në Kinë, ku skuadra amerikane doli në vendin e 7-të, për shkak të mungesës së yjeve, dhe ku triumfoi Spanja. Në listën paraprake të Federatës janë emrat më të mëdhenj të NBA-së si Lebron Xhejms, Koui Leonard, Xhejms Harden, Kevin Durant, Stefën Kerri, Entoni Dejvis, Kajli Irving, Rasëll Uestbruk, Damian Lilard, Pol Xhorxh, Kris Pol apo Klej Tompson, ndër më kryesorët. SHBA ka marrë 3 medalje ari radhazi në Lojrat Olimpike, dhe është mundur për herë të fundit në 2004 nga Argjentina. Pritet që skuadra olimpike në Tokio këtë vit, të jetë shumë e fortë dhe të mbrojë medaljen e artë.
Sfidanti.al