Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të tretë

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova kanë profilet e tyre në rrjetet sociale dhe herë pas here I përdorin ato për të ndarë momente të vecanta me ndjekësit e tyre. Por ata kanë mundur të mbajnë larg prozhektorëve momente të jetës së tyre private, madje arritën deri në atë pikë sa nuk kanë bërë të ditur ardhjen në jetë përpara disa ditësh të fëmijës së tyre të tretë.

Vetëm pak javë pasi u konfirmua shtatzënia e ish tenistes nëpërmjet një fotoje të publikuar dhe që nuk u shoqërua me një komunikatë zyrtare nga cifti, ndodhi edhe lindja e fëmijës që u konfirmua nga vëllai I Enrique Iglesias, Julio Jose në një intervistë për programin  radiofonik kilian ADN, por pa dhënë detaje të tjera, duke mos treguar gjininë e fëmijës

‘U bëra xhaxha-tha  Julio Jose-Enrique u bë me fëmijën e tretë dhe është shumë I lumtur për këtë.

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova kanë edhe 2 binjalë, Lucy dhe Nicholas që kanë lindur në vitin 2018. Edhe në rastin e binjakëve, cifti u tregua I rezervuar përsa I përket lindjes së tyre, ndërkohë që tani herë pas herë postojnë në rrjetet sociale momente teksa ata luajnë me vogëlushët

Sfidanti.al