Le të përmbyset bota, Ramosi kërkon Topin e Artë për Mesin!

Kanë qenë armiq derisa janë gjakosur, goditur dhe madje ofenduar. Sergio Ramosi dhe Lionel Mesi nuk kanë qenë kurrë miq të mirë, por interesi i momentit është gjithnjë më i fortë se gjithçka tjetër, madje mund ta themi edhe interesi i përgjithshëm, pra harmonia e skuadrës. Sergio Ramosi deklaroi pas ndeshjes së Paris SG në fushën e Sent Etienit se Topi i Artë i duhet dhënë Mesit. Ish-kapiteni i Realit gati bën një sakrilegj kur kërkon që trofeu i madh të jetë për armikun vdekësor të madrilenëve, njeriun që i ka ndëshkuar në histori më shumë se gjithkush tjetër. Gjithsesi, Ramosi tani nuk ka veshur fanelën e Realit, ndryshe nuk do t’i nxirrte këto fjalë nga goja, edhe nëse do t‘i mendonte, ndërsa me fanelën e PSG-së, që e ka të njëjtë me atë të Mesit (përveç numrit), qendërmbrojtësi spanjoll i thotë me plot gojën fjalë të tilla, edhe nëse nuk mendon pikërisht kështu.

Sfidanti.al