Gerd Myleri nuk pati më shumë se 32 gola në 50 ndeshjet e para për Bajernin. Në këtë nivel ishte austriaku Toni Polster për Këlnin, ndërsa Arjen Roben për Bajernin realizoi 33. Rudolf Brunemajer është një nga lavditë e TSV 1860 Mynihut që shënoi 33 gola në 50 ndeshje në Bundesligë dhe po ky ishte kontributi i sulmuesit Gynter Prëper të Vupertalit. Roland Zandberg (Sandberg) pati 33 gola për Kaizerslauternin, ndërsa sulmuesi i kohëve të sotme Andre Silva është në 34 gola në 50 ndeshje për Frankfurtin.
Një tjetër Myler është lart në këtë renditje, me emrin Kristian dhe që luajti për Këlnin duke shënuar 35 rrjeta kur fotografitë ishin bardhezi. Luka Toni ishte një italian “i çmendur” i Bajernit që shënoi 36 gola në 50 ndeshjet e para në Mynihu. Gjithsesi, Horst Hrubeshi legjendë e Hamburgut pati 38, deri në 40 arriti Grafite i Volfsburgut, ndërsa 41 rrjeta i pati Timo Koniecka i Dortmundit, që ishte lojtari më i ri i Bundesligës që arriti në 50 gola përpara sesa rekordi të thyhej nga Halandi. Legjenda gjermane e Hamburgut, Uve Zeler pati 44 gola në 50, ndërsa përpara tij është vetëm Erling Halandi me 50 gola në 50 ndeshje. Sa për kuriozitet, Robert Levandovski pati vetëm 20 gola në 50 ndeshjet e para, por kjo nuk do të thotë gjëe për vazhdimësinëe.
Sfidanti.al