Mesi-Levandovski-Zhorzhinjo-Salah, erdhi koha për Topin e Artë!

Fytyrat e katër “kaloërsve” janë paraqitur sikur të jenë vendosur në një letër bixhozi, nën diçiturën se “tani është koha”. Pikërisht mbrëmjen e sotme do të bëhet i ditur fituesi i vitit 2021 me ceremoninë që do të jetë në “Teatrin Shatele” të Parisit. Konkurrentët kryesorë për Topin e Artë të “Frans Futbollit” janë Lionel Mesi (Paris SG+Barcelona), Robert Levandovski (Bajern), Zhorzhinjo (Çelsi), Karim Benzema (Real Madrid) dhe Mohamed Salah (Liverpul). Në këtë letër bixhozi të hedhur në Tuiter janë vendosur pikërisht fytyrat e Mesit, Levandovskit, Zhorzhinjos dhe Salahut. Thuhet se është i ditur se kush fiton, dhe se fituesi është lajmëruar. Thuhet se ky do të jetë Mesi, por ndoshta edhe Levandovski që meritonte të fitonte në 2020, por për shkak të kovidit, ceremonia nuk u mbajt. Levandovski fitoi Çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA, dhe shpesh i njëjti futbollist ka fituar edhe Topin e Artë.

Sfidanti.al