Kaq kanë kaluar që nga koha kur firmosi kontratën dhe u bë lojtar i Paris SG. Sergio Ramosi është një nga lojtarët me më shumë përvojë me fituesit më të mëdhenj në historinë e futbollit, por gjatë kësaj periudhe fitoi vetëm para në bankë pa pasur lidhje me futbollin, me përjashtim të riaftësimit dhe stërvitjeve të kohëve të fundit. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar spanjoll bëri debutimin pas 143 ditëve për PSG-në, në fitoren 3-1 në Ligën e Parë të Francës në fushën e Sent Etienit, dhe shpreson që periudhën e tmerrshme ta ketë lënë pas. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi gati 4.5 milionë euro pa luajtur futboll, ndërsa pritet të shihet sesi do të jetë konkurrenca në qendër të mbrojtjes. Këtë herë, Ramosi luajti në krah të Markinjosit, ndërsa ylli i Francës, Kimpembe, ishte në stol.
Sfidanti.al