E thotë trajneri i Ajntrahtit, Oliver Glasner, pas suksesit 2-1 ndaj Unionit të Berlinit. Skuadra e tij po barazonte 1-1 në prani të 50 000 shikuesve, kur papritur Evan Ndika erdhi nga thellësia e mbrojtjes në minutën e fundit për të shënuar me një kërcim të shkëlqyer me kokë. “Një fitore e merituar për lojën që bëmë për 90 minuta, – tha Glasner, – ishte aksioni i fundit, dhe nëse do të na ndodhë sërish kështu, atëherë do të jemi me fat. Ne luajtëm në sulm dhe papritur mbrojtësi ynë fluturoi në ajër si Majkëll Xhordani i kohëve më të mira”.
Sfidanti.al