“La Liga raciste”, akuza të rënda nga Vinicius, pas humbjes në Valencia

Pasi dorëzoi titullin në La Liga dhe atë në Champions, Real Madrid pret vetëm pushimit. Tjetër humbje për skuadrën e Karlo Ancelotit, që i lejoi Valencias të marrë tri pikë të rëndësishme për shpëtimin. Sfida e luajtur në “Mestaja” u mbyll me fitoren 1-0 të vendasve, por më shumë se rezultati, në Spanjë flitet për racizmin. Në fillim Vinicius Xhunior dhe më pas trajneri Ançeloti kanë akuzuar sjelljen e turpshme të tifozëve vendas, “Nuk është hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është diçka normale në La Liga. Në këtë kompeticion e shikojnë si diçka normale. Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinjos, Ronaldos, Kristianos dhe Mesit, sot i përket racistëve”, ka thënë sulmuesi brazilian, që gjatë gjithë sfidës ishte në qendër të koreve të turpshme të tifozëve, duke sjellë edhe ndëshkimin e tij me karton të kuq në fundin e shtesës si pasojë e reagimit të futbollistit.   Edhe Anceloti denoncoi ashpër këtë ngjarje sipas tij të turpshme dhe skandaloze. Por polemikat janë ndezur më shumë pas reagimit të presidentit të La Liga, Havier Tebaz, që megjithëse ka dënuar racizmin nuk është pajtuar me deklaratat e Vinicius.

Sfidanti.al