Ky është momenti i madh i së vërtetës për Kristiano Ronaldon

Ende e ka në sirtar fanelën e kuqe të Mançester Junajtidit, por gjithsesi nuk dihet nëse do ta veshë edicionin që vjen. Kristiano Ronaldo është ndoshta në momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij, në një moment të madh në aspektin delikat, pra kur rrezikon të largohet nga skena e madhe. Superylli portugez i ka dhënë një ultimatum Junajtidit, por nuk dihet nëse ky ultimatum do të ketë forcën për të ndryshuar gjendjen, dhe nëse trajneri Ten Hag do të vazhdojë të mbështetet tek ai.

Në mediat europiane shkruhet për një sfidë të mundshme tek Bajerni (me çfarë rroge?!) nëse largohet Levandovski, me një kthim tek Juventusi (sa e vështirë që duket) ose për një “pensionim” tek Sportingu i Lisbonës, ekipi i parë i karrierës së tij. Të gjitha këto duken të vështira dhe aspak interesante, ndërsa tek Paris SG qendroi Kilian Mbapeja dhe po ashtu është Lionel Mesi. Nuk dihet se çfarë do të sjellë vera, por Ronaldo duhet t’i bëjë mirë llogaritë në moshën 37-vjeçare.

Sfidanti.al