Dikur, nja 70 vjet më parë, në Angli ishte një trajner i shquar si Sër Mat Basbi që u thoshte lojtarëve të tij se të shtunave duhej të jepnin maksimumin për të kënaqur punëtorët e fabrikave, që robëtoheshin gjithë javën për t’u kënaqur me një ndeshje futbolli. Aleksandër Çeferin gjithashtu flet për binomin futbollistë-punëtorë, veçse në tjetër aspekt, dhe me më pak dashuri sesa Sër Basbi. Presidenti i UEFA-s e përdor këtë binom për të kritikuar dy trajnerë me emër si Pep Guardiola dhe Jurgen Klopi, që janë ankuar për ngarkesën rraskapitëse të kalendarit të sezonit, mes garave kombëtare e ndërkombëtare me klubet, si dhe me ekipet përfaqësuese. “Vetëm punëtorët e fabrikave kanë të drejtë të ankohen për gjendjen e tyre, – thotë slloveni, – pasi punojnë me pagë të ulët. Futbollistët profesionistë nuk janë punëtorë fabrikash”.
Sfidanti.al