Më i rëndësishmi, “guri i themelit” është Milan Shkriniar, pasi mbrojtësi sllovak është kthyer në një “objekt të çmuar”, por për të krijuar para. Interesimi nga Paris SG është i madh dhe Interi do të pranonte një ofertë 70 milionë euro, bashkë me bonuset, që është një akord mes palëve. Italianët kërkonin 80 milionë euro, ndërsa PSG jepte 60! Andrea Pinamonti, që luajti për Empolin sezonin e kaluar, mund të kalojë tek Atalanta për 18 milionë euro, ndonëse ka edhe konkurrentë të tjerë. Valentino Lacaro do të kthehet nga huazimi tek Benfika dhe pritet që Mynshengladbahu të paguajë 7 milionë euro për kartonin. Së fundi, Dalbert, që kalon nga Kaljari ndoshta tek Nisa në Francë për 5 milionë euro. Këto para do të ndihmojnë zikaltërit të paguajnë për Lukakun, për Asllanin dhe për Dibalën.
Sfidanti.al