“Modriçi ri” kroat, Zvonarek, arrin tek Bajerni

Krahasimet shpesh janë të rrezikshme dhe nuk i bëjnë mirë lojtarëve në moshë shumë të re, por është e pamundur që ato të frenohen. Tifozët dhe mediat në Gjermani janë të entuziazmuar që në Bavari mbërrin një yll i ri nga Kroacia, pikërisht në ditët kur Bajerni po “shkallmohet” së brendshmi nga konflikti me Robert Levandovskin. Lovro Zvonarek vjen nga Sllaven Belupo, edhe pse akordi për të u arrit në “dritaren” e kaluar të transferimeve pasi ajo kishte përfunduar, ndaj u desh të pritej. Kostoja mund të arrijë maksimalisht në 4.5 milionë euro, ndërsa 17-vjeçari do të bashkohet me ekipin. Talenti i tij cilësohet i krahasueshëm me atë të Luka Modriçit, ndërsa Zvonarek u bë më i riu që shënon në elitën e futbollit kroat dhe kapiteni më i ri, pasi mbajti shiritin për 5 ndeshje.

Sfidanti.al