Do të shpenzohen para, por gjithnjë sipas një plani biznesi, dhe besohet duke shtuar forcën e skuadrës. Kështu mendon pronari i ri i Çelsit, Tod Boehli, që kërkon të sjellë në “Stemford Brixh” edhe Kristiano Ronaldon, edhe Matijs De Ligtin. Ronaldo do të vinte nga Mançester Junajtidi, i shqetësuar nga fakti se klubi nuk po ngre kokë, ndërsa De Ligti do të vinte nga Juventusi në një ekip që pretendon Premier Ligën dhe Championsin. Gjithsesi, miliarderi amerikan ka bërë të qartë se dëshiron të paguajë më pak se 115-120 milionë eurot që thuhet se është klauzola e holandezit. Për CR7-ën, nuk dihet sesa mund të shkonte shpenzimi pasi portugezi ka vetëm 1 vit të mbetur në kontratë në “Old Traford”, ndërsa rroga i arrin në 25 milionë euro. Duhen sakrifica nga të gjitha palët.
Sfidanti.al