Kush mund të mburret se ka 801 gola si Kristiano Ronaldo?!

Thuhet se hungarezi Lajosh Tihi ka shënuar afërsisht 2 000 gola, se Pele dhe Jozef Bican kanë mbi 1 000 gola, dhe po ashtu është Fridenrajhu brazilian me rreth 1 300 rrjeta. Gjithsesi, këtyre yjeve të së shkuarës është e vështirë t’u vërtetohen trimëritë, ndërsa këto të Kristiano Ronaldo po. Superylli portugez ishte në 799 gola deri para sfidës së Mançester Junajtidit me Arsenalin. Aty u desh një rrjetë nga aksioni dhe një nga pika e bardhë e penalltisë për të arritur në 801, një shifër vërtet e jashtëzakonshme. CR7 ka 5 gola për Sportingun e Lisbonës, 450 me Realin e Madridit, 101 me Juventusin, 115 me kombëtaren e Portugalisë dhe 130 me Mançester Junajtidin në dy epoka, ndërsa kjo e dyta ende vazhdon. Objektivi i radhës janë 850 golat dhe padyshim që ky futbollist do t’i arrijë.

Sfidanti.al