Përmeti tani i ka të gjitha: futbolli i “dhuroi” edhe detin!

Më në fund Përmeti e gjeti dhe “detin” që i mungonte! Në hyrje të qytetit, një reklamë ndjellëse shkruan me të madhe se në.. Përmet i kanë të tëra , veç detit ! Tani e kanë edhe “detin”. Dhe këtë nder ia bëri futbolli, në emër të të cilit lindin edhe sporte të tjerë, për të cilët duhet të mbash frymën! Është bërë e famshme në rrjetet sociale ndeshja Përmeti dhe Labëria në Kategorinë e Parë, për shkak të fushës-det ku u luajt ndeshja e “polumbarëve me top.”

Shikoni foton që shoqëron këtë shkrim, duket sikur një futbollist po kërkon ndihmë pasi ka rënë në gropën “thithëse” të një fushe të përmbytur, që u bë me nam në mbarë botën, madje edhe më e famshme se ajo e Air Albanias , që nuk përmbytet me ujë, por me para, pasi dështoi edhe version i fundit, tapeti me bar hibrid! Thonë se ka mbetur vetëm bari artificial , që mbulon afro 70% të sipërfaqes dhe është zhdukur bari natyral, pra gati një e treta e fushës.

Kemi gjetur një mënyrë “alla shqiptare” për të bërë emër nëpër botë, sidomos kur kujton atë premtimin e famshëm të udhëheqësit të këtij futbolli që po mbytet, i cili propagandonte projektin e 100 fushave! Ishalla e mësojnë “notin” të gjitha…

Sfidanti.al