Propozimi u bë dhe pritej një përgjigje pozitive. Agjenti i Evander Holifildit shpresonte që të organizonte ndeshjen e tretë mes klientit të tij dhe Majk Tajsonit, ndonëse sot ata janë “pensionistë” për boksin profesionist. Gjithsesi, kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën ky është mendimi i Tajsonit që refuzoi 25 milioën USD, siç informojnë mediat ndërkombëtare. Kampioni më i ri i botës në peshat e rënda deklaroi se nuk do të pranojë të zhvillojë një luftim të organizuar nga kompania “Thriller”, kompani e cila organizoi ndeshjen mes tij dhe Roi Xhonsit. Ai ishte një sukses, pasi Tajsoni mori 10 milionë USD, Xhonsi diçka më pak, ndërsa fitimet ishin 80 milionë USD me 1.6 milionë njerëz që paguan për ta parë në televizor, që do të thotë një nga 10 ndeshjet më të shikuara në histori, edhe pse u ndeshën një 54-vjeçar si Tajsoni dhe një 51-vjeçar si Xhonsi. Vetë Holifildi është 58 vjeç dhe i ka fituar dy ndeshjet e para me Tajsonin, kur të dy ishin boksierë profesionistë aktivë.
Sfidanti.al