Le të harrojmë për një moment Kilian Mbapenë dhe Erling Halandin. Ata janë “burra me mustaqe” në krahasim me këtë adoleshent krejt të vogël si Jusufa Mukoko, talent i Dortmundit dhe i futbollit gjerman. Sulmuesi 16-vjeçar, pasi vendosi rekorde në Bundesligë e në Champions, u grumbullua në ekipin e Gjermanisë U21 e do të jetë pjesë në finalet e Kampionatit Europian që nisin nesër në Hungari e Sllovaki. Kjo e bën atë lojtarin më të ri në këtë nivel dhe sipas mediave gjermane, Mukoko ka qenë më i miri gjatë stërvitjeve, ndonëse të tjerët janë nga 3 deri në 5 vjet më të mëdhenj se ai. Vetë Halandi, që është shok skuadre i tij tek Dortmundi, thekson se “Jusufa është për momentin talenti më i madh në botë, është shumë i fortë në moshën 16 vjeç”. Këtë mendim e ka edhe kompania amerikane e vjeshjeve sportive Najk (Nike), që i ka dhënë një kontratë me 1 milionë USD në sezon, për 10 vjet me radhë.
Sfidanti.al