Pipo Inzagi sheh veten tek Pirlo, a mund ta zëvendësojë tek Juvja?!

Shpesh në Torino përsëritet një shprehje, “duhet një njeri me stilin e “Zonjës së Vjetër””. Andrea Pirlo u mor pikërisht sepse u besua se ishte i tillë, ndërsa Xhovani Trapatoni e Marçelo Lipi ishin “mjeshtrat e lojës”. Gjithsesi, Pirlo po kalon ditë të vështira dhe nuk dihet nëse Juventusi do t’i japë votëbesimin për sezonin e ardhshëm, ndërsa është eleminuar në Champions dhe ka thuajse zero shanse për të mbrojtur titullin.

Në një shkrim në “Gardian” (The Guardian), Niki Bandini krahason Pirlon dhe trajnerin e Beneventos, Filipo Inzagi, dhe thekson se SuperPipo e ka provuar këtë gjë që po provon sot juventini, kur mori drejtimin e Milanit në 2014. Mungesa e përvojës e bëri që të vuante derisa një ditë, Silvio Berluskoni zbriti në dhomat e zhveshjes dhe bërtiti se Inzagi duhet t’u thoshte lojtarëve të tij “sulmoni”. Tashmë, SuperPipo ka pasur disa suksese, duke ngjitur Venecian nga kategoria e tretë në Serinë B, e duke ngjitur Beneventon në Serinë A. Nuk dihet nëse presidenti i Juves, Andrea Anjeli do të mendojë për Inzagin, që fare mirë mund të cilësohet si njeri që ka stilin që i pëlqen klubit. Jo më kot, ka luajtur disa vjet me bardhezinjtë, ndërsa bashkë me Pirlon kanë arritur suksese të mëdha tek Milani.

Sfidanti.al