Fiorentina, Prandelli jep dorëheqjen: Karriera ime mund të mbyllet këtu

Ngjarje e bujshme te Fiorentina, trajneri Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe largohet nga pankina violë. Trajneri italian e la detyrën e tij 2 ditë pas humbjes së Fiorentinës ndaj Milanit teksa në 21 ndeshje në kampionat me skuadrën toskane ai ka mundur të regjistrojë vetëm 5 fitore. Vetë Prandelli shkroi një letër lamtumire teksa lkonfirmoi se mund t’i ketë dhënë fund karrierës së tij si trajner. ‘Po ndalem që të rigjej veten. Karriera ime mund të mbyllet këtu-shkruante ndër të tjerat në letrën e tij Prandelli, I cili duket se do të zvvendësohet pikërisht nga Beppe Iacchini, të cilin e zëvendësoi në fillim të nëntorit kur mori drejtimin e skuadrës violë

‘Fiorentina informon se trajneri Cesare Prandelli dha dorëheqjen nga posti i tij-theksohet në një komunikatë klubi toskan-me shumë keqardhje, klubi e pranoi kërkesën e teknikut duke i kuptuar arsyet që shkojnë përtej futbollit të luajtur. Cesare Prandelli është trajneri dhe njeriu që në këto muaj ka dhënë gjithcka nga vetja duke treguar edhe njëherë lidhjen e thellë dhe afeksionin që e lidh me qytetitn e Firences dhe Fiorentinën. Presidenti Commisso, Drejtuesit, Skuadra dhe të gjithë tifozët e Fiorentinës e falenderojnë Cesare Prandellin duke I uruar që të roigjejë sa më shpejt qetësinë dhe energjitë e nevojshme për një të ardhme më të mirë në aspektin human dhe profesional’.

Sfidanti.al