Nuk dihet nëse në “Old Traford” e kanë menduar kandidaturën e teknikut spanjoll për “djajtë e kuq”, por është e qartë se një përpjekje për të do të kishte kuptim. Luis Enrike vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë të botës, ndërsa Mançester Junajtidi po kërkon zëvendësues për Ralf Rangnikun dhe tabloidët anglezë theksojnë se një akord nuk do të ishte për t’u përjashtuar si mundësi. “Tek Junantidi ka pasur shumë admirues të Luis Enrikes, – shkruan “Deili Meili”, – gjithsesi, fakti që ai do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës në fund të vitit, e prish gjithë punën”. Kjo sepse në “Old Traford” duhet ta zgjedhin trajnerin në verë dhe kandidatë kryesorë duken Ten Hag i Ajaksit dhe Maurisio Poçetino i Paris SG.
Sfidanti.al