A thua ka të drejtë Zhibril Sise për kontratën e Salahut me Liverpulin?!

Kur kujtojmë stadiumin “Anfild”, në mendje na vijnë tifozët dhe historia e klubit, por edhe trajneri Jurgen Klop. Është pikërisht gjermani që vendos për lojtarët që do të ketë apo nuk do të ketë në ekip, ndërsa drejtuesit e klubit thjesht tregojnë se ku janë kufijtë financiarë për t’i marrë ata. Në këtë aspekt, besohet se Klopi kërkon me ngulm që Mohamed Salahu të qendrojë tek Liverpuli, ndërsa bisedimet për rrogën me gjasë i bën klubi. Për këtë çështje ka folur edhe ish-sulmuesi i të kuqve, Zhibril Sise, i cili nuk është nga ata që e “kafshojnë gjuhën”. “Mendoj se Liverpuli nuk dëshiron t’i japë rrogën më të lartë Salahut sepse ai është afrikan, – tha Siseja, – gjithsesi, unë mendoj se Salah duhet të qendrojë në “Anfild”, është më mirë të luajë 4 vjet të tjerë me Liverpulin”. Besohet se Salah kërkon 400 000 paundë stërlina në javë.

Sfidanti.al