Ndaj Interit, trajneri Masimiliano Alegri pritet të ketë disa lojtarë që do t’i rikthehen nga dëmtimet. Sipas lajmeve që japin mediat italiane, Juventusi do të ketë sërish Leonardo Bonuçin, Xhorxho Kielinin dhe Lokatelin, ndërsa ka optimizëm se do të jenë gati edhe Aleks Sandro si dhe Zakaria. Të fundit që vijnë nga ekipet kombëtare janë Danilo dhe Artur, por gjithsesi Alegri ka mundësi të zgjedhë formacionin nga një skuadër e zgjeruar për Derbin e Italisë kundër Interit në Torino. Vlahoviç është në rregull pasi nuk shkoi në kombëtare, ndërsa mungesa janë vetëm Kieza, Kaio Zhorge dhe Mekkeni. Një fitore do ta ndihmonte Juven që të forconte pozitat në garën për titull dhe do ta kalonte Interin, edhe pse zikaltërit kanë luajtur një ndeshje më pak.
Sfidanti.al