Arabi Saudite do të thotë biznes, ja 120 milionë USD për luftën Usik-Xhoshua!

Dy ditë më parë u zhvillua gara e shkëlqyer e Çmimit të Madh të Formula 1 në Xheda. Kohët e fundit po luhen disa superkupa apo ndeshje të tjera, siç ka ndodhur me ato të Spanjës (Real-Barcelona) apo të Italisë, ndërsa në projekte janë edhe sportet e tjerë, jo vetëm tenisi, apo volejbolli i plazhit, por edhe boksi. Lufta për titull botëror në peshat e rënda mes Oleksandr Usikut dhe Entoni Xhoshuas pritet të zhvillohet pikërisht në Arabinë Saudite, ndërsa mediat britanike shkruajnë se sheikët po bëjnë gati 120 milionë USD për ta siguruar sfidën. Pritej që kampioni ukrainas dhe sfidanti anglez të ndesheshin në Londër siç bënë herën e parë, por sauditët mund të jenë në avantazh. Në 2019, në Arabi u zhvillua ndeshja e dytë mes Xhoshuas dhe Andi Ruizit për të cilën u paguan 80 milionë USD.

Sfidanti.al