Pedri ngrihet në qiell në Spanjë pas paraqitjes me Shqipërinë

“Spanja hyn në botën e Pedrit”. Kështu shkruan e përditshmja e Madridit, “Marka”, që ngre lart mesfushorin e ri që luan për Barcelonën. Djaloshi 19-vjeçar me origjinë nga Ishujt Kanarie, mbajti mbi shpinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë fanelën me numrin 10, një bluzë me histori të madhe në futboll. “Duket se ai nuk e ndjen peshën e numrit 10, – shkruan “Marka”, – i fundit lojtar i madh i Spanjës me numrin 10 ka qenë Fabregasi, ndërsa në të gjithë botën këtë numër e kanë mbajtur Maradona, Pele, Ziko, Ronaldinjo, Mesi apo Zidani”.

Sfidanti.al