Kumbulla thyen një rekord për Romën, të hënën dueli me Ibrahimoviçin!

Vlerësimi në Itali është maksimal. i ka mjaftuar vetëm një muaj Marash Kumbullës për t’u cilësuar si i domosdoshëm për trajnerin Paulo Fonseka, ndërsa vlerësohet se po mban mbi supe i vetëm mbrojtjen e Romës. Shqiptari 20-vjeçar e tregoi këtë edhe të enjten në Ligën e Europës, duke marrë një vlerësim të madh. Ai shënoi golin e fitores në Zvicër ndaj Jang Bojsit, ndërsa me paraqitjen që bëri u shpall lojtari i ndeshjes.

Kumbulla është i pari futbollit i Romës, lindur në vitin 2000, që e arrin këtë sukses. Mediat italiane shkruajnë se klubi kryeqytetas është me fat që e ka qendërmbrojtësin shqiptar, pasi prej një muaji ai po përballon barrën e lojës në mbrojtje, ndërsa ekipi ka mungesa të rëndësishme. Askush nuk priste që ai të përshtatej kaq shpejt dhe të bëhej kaq i rëndësishëm, ndonëse gjatë sezonit të kaluar Kumbulla tregoi cilësi të larta fizike, teknike dhe të karakterit duke luajtur në Serinë A për Veronën. Shqiptari 20-vjeçar shënoi gol, fitoi penallti dhe ishte i rëndësishëm në mbrojtje, por edhe në sulm.

Të hënën, ai do të ketë një provë të madhe, pasi Roma do të ndeshet me Milanin dhe përballë Marash Kumbullës do të jetë një nga sulmuesit më të mirë të botës, Zllatan Ibrahimoviç.

Sfidanti.al