‘El Loco’ Bielsa bën një zëvendësim që po flet e gjithë bota

Marcelo Bielsa është një trajner që bën gjithnjë dicka që diskutoher në median sportive botërore dhe ndeshja mes Aston Villas dhe Leeds nuk bëri përjashtim. Edhe pse rezultati ishte 0-0, trajneri argjentinas vendosi që në minutën e 21 të zëvendësojë mesfushorin Pasca Struijk për të evituar një ndëshkim me karton të kuq të tij

‘Kishte marrë një karton të verdhë dhe kishte shumë veprim në qendër të fushës. Më pas bëri edhe një faull që ishte në limitet e së lejuarës. Kisha frikë se mos merrte edhe karton të kuq-shpjegoi Bielsa pas ndeshjes.

Në fakt struijk u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 10 për një faulj ndaj Jack Grealish dhe pak caste më vonë ishte Shackelton që hyri në vendin e tij, ndërsa përsa i përket ndeshjes, Leesdi e fitoi me rezultatin 3-0.

sfidanti.al