E ka një të drejtë Nejmari, më shumë faulla ndaj tij në 5 ligat kryesore!

Ylli i Paris SG është futbollisti ndaj të cilit ndërhyhet më shpesh në mënyrë të gabuar në të gjithë Europën. “La Gazeta delo Sport” bën përmbledhje të statistikave në ligat kontinentale dhe gjen se pikërisht Nejmari është ai që pëson më shumë faulla gjatë ndeshjeve. Sipas statistikave, sulmuesi merr ndërhyrje të palejuara në çdo 20 minuta. Kjo, sipas “delo Sportit” është më shumë sesa rekordmeni i Serisë a, argjentinasi De Pol që goditet çdo 28 minuta. Nejmar, ndërkaq, duket se do të vazhdojë tek Paris SG, pasi ka rënë dakord që të rinovojë kontratën, pra duke braktisur planet për t’u kthyer tek Barcelona. Kjo, ndoshta sepse Mesi do të largohet, apo sepse ai nuk e quan më skuadrën katalanase kaq të fortë sa të pretendojë trofe të mëdhenj.

Sfidanti.al