Ksavi nuk pranon krahasimin me Realin: Barça fiton vetëm me spektakël!

Do të luhen 8 ndeshje këtë të enjte, në fushë do të ketë ekipe të fortë si Roma, Leisteri, Atalanta apo Lajpcigu, por një tjetër ekip i rëndësishëm që luan sot është Barcelona, madje është më i rëndësishmi. Katalanasit janë në fushën e tyre ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, duke qenë favoritë për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pas barazimit 1-1 në Gjermani. Trajneri Ksavi pyetet për një krahasim me Barçës dhe Realit.

“Ne e kemi detyrim që të fitojmë dhe që të luajmë mirë, – tha tekniku, – për ne nuk vlen të fitojmë 1-0, por duhet të japim spektaklin tonë për të fituar. Kështu jemi përgatitur gjithë javën. Kështu është Barça. Nuk mund të parashikojmë sesi do të përfundojë ndeshja, pasi Frankfurti është ekip shumë i mirë, por ne duhet të jemi të shkëlqyer në çdo element. Nuk mund të bëhet krahasim, është klubi më i vështirë në botë. Barcelona ka kërkesat më të larta”. Katalanasve u kthehet Gerard Pike, ndërsa Ansu Fati nuk pritet të rrezikohet, kurse Pedri do të jetë titullar pasi e nisi nga stoli ndeshjen në La Ligë.

Sfidanti.al