Sesa e lehtë është që të rregullohen këto gjëra, kjo merret me mend. Ksavi Hernandez është një legjendë e futbollit, e Barcelonës, Spanjës dhe e gjithë botës, të cilin e njohin shumë mirë edhe në SHBA. E qartë, që një person i tillë nuk mund të paraqesë asnjë rrezik për sigurinë në vendin e madh përtej Atlantikut, sepse ka udhëtuar dy herë në Iran me ekipin e tij Al Sad të Katarit. Kjo ka ndodhur si lojtar apo si trajner, pak rëndësi, por nuk besohet se ndonjë autoritet në SHBA mund të mendojë se për këtë arsye Ksavi do të shkojë në Majemi për të vendosur ndonjë bombë, apo për të pilotuar ndonjë aeroplan ndaj Shtëpisë së Bardhë! Gjithsesi, një ligj anakronik mbetet në fuqi në tokën amerikane, që ndalon këdo që të hyjë në vend nëse ka shkelur në Iran, nëse nuk plotëson disa dokumentacione të caktuara. Nuk është çështja nëse Ksavi i duhet apo jo SHBA-së, apo nëse SHBA i duhet apo jo Ksavit. Eshtë thjesht qesharake që trajneri i Barcelonës nuk hyn dot në tokën amerikane për të bërë punën e tij nga një ligj kaq i paplotë dhe që të bën për të qeshur.
Sfidanti.al