“Shigjeta” e Nagelsmanit: i vetmi klub në botë që nuk ka para, por merr këdo lojtar që do!

Trajneri i Bajernit nuk është aspak i lumtur që humbi Levandovskin, ndonëse mediat në Gjermani kanë shkruar gjatë se ai nuk pati raport shumë të mirë me polakun dhe se donte një skemë tjetër loje. Gjithsesi, Julian Nagelsmani për momentin është i zemëruar me Barcelonën, dhe padyshim që ka arsye. “Është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por që merr të gjithë lojtarët që do, – tha Nagelsmani, – kjo është një çmenduri, shumë e çuditshme. Unë nuk e di sesi ia dalin mbanë”. Sipas La Ligës, Barça duhet të shpenzojë vetëm 1 milionë euro për blerje nga 4 milionë euro të ardhura, ndërsa duhet që të largohet ndonjë De Jong apo ndonjë tjetër, gjë që nuk ka ndodhur.

Sfidanti.al