E habitshme ndonëse në “Old Traford” është “instaluar” ish-trajneri i tij i Ajaksit, Erik Ten Hagu. Gjithsesi, Frenki De Jongu po i shkakton një mërzi të madhe trajnerit të ri të Mançester Junajtidit, duke refuzuar me vendosmëri që të bëhet “djall i kuq”. Barcelona thuhet se ka shumë nevojë për nja 80 milionë euro që duhet të marrë për kartonin e mesfushorit, që po ngul këmbë “si mushka” për të mos kaluar tek Junajtidi. Nëse do të detyrohet me dhunë për të ikur nga “Kamp Nou”, këtë do ta bëjë vetëm për Bajernin apo Çelsin. Përse kjo “alergji” për skuadrën e shquar angleze? Mediat shkruajnë se De Jongu nuk e pëlqen aspak mënyrën sesi drejtohet klubi, pra nuk ka besim tek pronarët dhe drejtuesit, dhe jo tek trajneri.
Sfidanti.al