Kriza e Serisë A, Juventusi nuk përballon dot rrogat as gati sa gjysma e Bajernit

Nuk është fiks kaq, pasi diferenca është “vetëm” 100 milionë euro. E tillë “humnera” financiare mes një Bajerni të Mynihut dhe Juventusit, që tregon se Seria A nuk është askund në krahasim me klubet më të mëdhenj të Anglisë, Spanjës, Gjermanisë apo Francës. Nëse Bajerni ka një bordero vjetore të rrogave prej 257 milionë eurosh (bashkë me taksat), Juventusi arrin në 158 milionë. Duke hequr taksat kjo shifër zbret në 95 milionë euro. Më i paguari mbetet Pol Pogba me 8 milionë euro neto, pas tij Vlahoviç e Rabio me nga 7, vijnë dy lojtarë me 6.5 (Shezni, Bonuçi), pastaj 6 për Aleks Sandron, 5 milionë për Kiezën e Bremerin dhe 4 milionë euro për Danilon. Të tjerët janë më poshtë.

Sfidanti.al