Keidi Bare ndoshta nuk do të jetë një Uzuni i ri në Ligën e Dytë!

Skuadra e tij, Espanjoli, ra nga kategoria, dhe mesfushori shqiptar nuk pati shumë mundësi që ta ndihmonte. Keidi Bare pati mjaft dëmtime sezonin e kaluar, duke mos treguar veten sa duhet në La Ligën e Spanjës, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë mundësi të japë kontributin në Ligën e Dytë. Mediat katalanase shkruajnë se klubi i Espanjolit mendon të largojë shumë futbollistë për të zvogëluar barrën financiare të rrogave, në një periudhë krize për “topkëmbën e vogël”. Bare është nën kontratë dhe besohet se mund të japë për Espanjolin një shumë të mirë financiare, pra të mos bëhet një Myrto Uzuni i dytë në Ligën e Dytë.

Sfidanti.al