Tek Juventusi po mbyten edhe me rreth 158 milionë euro në sezon, ndërsa Bajerni mburret se jep deri në 257 milionë. Këta janë klube tepër të njohur dhe me pretendime, por kur vjen puna tek Barcelona nuk ka krahasime. Edhe pse vazhdon kriza financiare, me borxhe të mëdha dhe me rrezik për të mos regjistruar lojtarët e marrë si përforcim, sërish klubi katalanas është krejtësisht ekstravagant me rrogat. Sipas asaj që dihet, në “Kamp Nou” jepen 440 milionë euro rroga në vit, bashkë me detyrimet për taksat. Edhe kaq duket mirë sepse janë ulur shpenzimet, por gjithsesi shifra është e frikshme.
Sfidanti.al