Kristiano Ronaldo nuk vdes kurrë, shkon në finalet e 10-ta të mëdha në karrierë!

Portugalia është një nga skuadrat historike të futbollit botëror, veçse derisa doli në dritë legjenda me numrin 7, herë shkëlqente dhe herë shuhej. Një ekip që mrekulloi në Kupën e Botës në 1966 (gjysmëfinale) dhe në Kampionatin Europian 1984 (sërish gjysmëfinale), kombinoi këto suksese me eliminime të parakohëshme, pa mbërritur dot në fazat finale. Kjo gjë u ndërpre që nga viti 2003, kur me fanelën “luzitane” debutoi Kristiano Ronaldo. Me fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ekipi i CR7-ës siguroi finalet e Kupës së Botës në Katar, ndërsa superylli siguroi vazhdimësinë në nivele të larta. Që kur ai u bë pjesë e seleksionit, gjithnjë është arritur kualifikimi në fazat finale, në Europianë dhe Botërorë. Kjo do të thotë se Kristiano ka marrë pjesë në 5 Europianë, dhe do të marrë pjesë në Kupën e 5-të të Botës. Me shiritin e kapitenit në krah, ka udhëhequr ekipin në trofetë e vetme në histori, Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2017. Po ashtu, ka arritur 3 herë në gjysmëfinale dhe një herë në çerekfinale.

Sfidanti.al