Kristiano Ronaldo duket se është përshtatur plotësisht me futbollin në Arabinë Saudite dhe me ekipin e tij të ri, dhe këtë e tregoi duke shënuar 4 gola në ndeshjen e fundit. Superylli portugez realizoi katër herë në fitoren që Al Nasr arriti jashtë fushe, 4-0 ndaj Al Uedës. Veterani 38-vjeçar realizoi dy gola që në pjesën e parë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Tashmë, legjenda e futbollit ka 5 rrjeta për Al Nasrin, ndërsa në ndeshjen e kaluar realizoi në minutën e fundit me penallti. Kristiano ka kaluar kuotën e 500 golave në kampionatet e ndryshme ku ka luajtur, si në Portugali, Angli, Spanjë, Itali dhe tani në Arabinë Saudite. Me këtë fitore, Al Nasri u ngjit në vendin e parë të Ligës Profesioniste saudite, dhe Ronaldo ka shpresë të fitojë një tjetër titull kampion.
Sfidanti.al