Milani nuk heq dorë nga “pleqtë”, mban Zhirunë deri 37 vjeç!

Olivie Zhiru do të luajë me Milanin edhe sezonin e ardhshëm. Tratativat që kishin nisur prej javësh janë mbyllur me një fund të lumtur. Sulmuesi ka pranuar ofertën e klubit kuqezi për të zgjatur kontratën që skadonte në qershor. Zhiru do të luajë deri në vitin 2024, ndërsa nga kontrata e re do të fitojë 3.5 milion euro. Rinovimi  i 36-vjeçarit përkthehet nga mediat italiane si një sinjal i fortë që i jepet skuadrës në këtë moment të vështirë, ku Milan nuk arrin të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit.

Sfidanti.al