Këtë sezon më në fund është në gjendje të bindë yjet se është një skuadër “për së mbari”. Edhe pse Kristiano Ronaldo shënoi 4 gola në Arabinë Saudite, tek Mançester Junajtidi janë të lumtur që portugezi nuk është më pjesë e tyre, ndërsa “djajtë e kuq” janë jo vetëm në zonën “Champions” në Premier Ligë, por kanë mundësi të luftojnë edhe për titullin. Kjo është arsyeja që, trajneri Erik Ten Hag është optimist se Junajtidi do të përforcohet në verë, dhe do të marrë një sulmues shumë të mirë. Në listë, sipas mediave, janë Harri Kejn dhe Viktor Osimhen. Kapiteni i Anglisë dhe ylli i Totenhemit krijon trefishin e rasteve për gol sesa ylli i Napolit, por ky i fundit shënon afërsisht një gol për ndeshje. Të dy ata kushtojnë mbi 100 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al