Kanë kaluar jo më shumë se 18 muaj nga ajo pasdite e tmerrshme në “Parkenstadion” të Kopenhagenit. Në ato momente, një njeri ishte duke u shuar dhe ky ishte Kristian Erikseni, ylli i Danimarkës vendase në përballjen ndaj Finlandës në Euro 2020. Futbollisti 29-vjeçar e kaloi më të keqen dhe dalë nga dalë jo vetëm u riaftësua, por edhe u rikthye në futboll madje në Premier Ligë me Brentfordin. Tashmë tek Mançester Junajtidi, Erikseni e ka lënë pas atë histori rrënqethëse dhe madj është pjesë e Danimarkës në finalet e Kupës së Botës në Katar. Ai u përcoll nga tifozët në aeroport dhe mori aeroplanin bashkë me kombëtaren për në Katar. As ai nuk dyshon për gjë të keqe, por edhe që të gjithë ata që e ndjekin këtë sport mendojnë se gjithçka e tmerrshme ka mbetur tashmë pas.
Sfidanti.al