Njëri nga ambasadorët e Kupës së Botës ka bërë disa parashikime krejt origjinale për ecurinë e turneut në Katar. Samuel Eto, ish-sulmues i Kamerunit dhe i Barcelonës thotë se Grupin A do të fitojnë Senegali dhe Katari duke u eliminuar Holanda, se Anglia fiton në grupin B, se Argjentina del e para në C dhe Franca në D, e me radhë Gjermania (me Spanjën), Maroku me Belgjikën (eliminohet Kroacia), Kameruni e Brazili (eliminohen Serbia e Zvicra) si dhe Portugalia e Gana (ikën Uruguaj). Eto thotë se Kameruni dhe Maroku do të arrijnë deri në finale, ndërsa Katari do të eliminojë Anglinë në raundin e dytë.
Sfidanti.al