Luka Donçiç siguron edhe fitoren ndaj Klipersave, shënon 3-pikëshin në fund!

Superylli nga Sllovenia u tregua edhe një herë vendimtar për Dallas Maveriksat në NBA. Në një ndeshje që nisi mirë dhe u duk e lehtë, gjithçka u vështirësua dhe u desh ndërhyrja e Luka Donçiçit që Klipersat të mundeshin. Basketbollisti 23-vjeçar shënoi tripikëshin vendimtar kur kishin mbetur rreth 27 sekonda deri në fund. Donçiç pati 35 pikë, 11 topa në tabela, 5 asistë dhe 3 vjedhje topi, ndërsa e humbi topin vetëm 3 herë e shkaktoi 3 gabime personale. Ishte me nivel të lartë në gjuajtje me 50 për qind saktësi, ndërsa realizoi të 11 gjuajtjet e lira. Fitorja 103-101 ndihmon Dallasin të mbajë vendin e pestë në Konferencën Perëndimore me 8 fitore e 5 humbje. Donçiç mbetet lojtari më i mirë i sezonit në NBA dhe shënuesi më i mirë deri tani.

Sfidanti.al