Janë mbledhur së bashku në kombëtaren e Anglisë, do të kenë të njëjtën fanelë dhe do të luftojnë në Katar për të njëjtin synim. Kajl Uolker dhe Bukajo Saka janë pjesë e “tre luanëve” në Kupën e Botës, madje ndër më të rëndësishmit, por gjithsesi ende pa nisur turneu mund të lejohen edhe shaka apo biseda jashtë temës. Një të tillë e bëri Uolker, që luan për Mançester Sitin ndaj Sakasë që luan për Arsenalin. Dy ekipet janë në krye të Premier Ligës, por Siti po e ndjek me vështirësi skuadrën londineze, ndaj edhe Uolkeri i dha dorën shokut dhe i tha: “Kur do të ndaloni së fituari?” Saka ruajti qetësinë dhe u përgjigj se “nuk është ky momenti për të folur për këtë”.
Sfidanti.al