Gjokoviç thellon rekordin e fitoreve ndaj lojtarëve në Top 10!

Nole njihet se është njëri nga tenistët më të mirë të historisë, ndërsa bën pjesë në “treshen e artë” së bashku me Rafael Nadalin dhe Rozher Federerin. Kampioni nga Serbia me suksesin ndaj grekut Cicipas arriti në 236 fitore në karrierë ndaj lojtarëve të 10 vendeve të para në renditjen botërore ATP. Kjo do të thotë se ai vazhdoi ta thellonte rekordin duke lënë edhe më pas Rozher Federerin që ka 223 fitore të tilla, ndërsa Nadal është shumë më prapa me 185. Gjithsesi, suksesi ndaj Cicipasit bëri që Gjokoviçi ta kalonte vetëm tani spanjollin e madh në fitoret ndaj lojtarëve të renditur në 5 vendet e para të klasifikimit botëror.

Sfidanti.al