Me çështjen e saj shtetërore ende të pazgjidhur, vendi më i ri dhe i vogël ballkanas është gati të marrë një vendim. Kosova mund të mos dalë në fushë për të luajtur ndaj Spanjës në 31 mars në ndeshjen eleminatore të Botërorit në Sevilje, dhe kjo për shkak të një postimi në Tuiterin e kombëtares spanjolle, që i referohej si “territori i Kosovës”. Federata e Kosovës botoi një komunikatë të ashpër pas kësaj duke kërcënuar se mund të mos luajë, nëse nuk cilësohet si “Kosova”, dhe jo si “territori i Kosovës”, po ashtu publikuan notën që i dërguan Federatës Spanjolle. Nga kjo e fundit thuhet se e kuptojnë zemërimin e Kosovës, por shtohet se nuk u ka ardhur asnjë komunikatë zyrtare. Federata sqaron se po merr udhëzime nga qeveria spanjolle. Kosova shkruan se “ne kemi shpallur pavarësinë në 17 shkurt 2008 dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin, jemi shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve demokratike të botës, dhe anëtarë me të drejta të plota në UEFA e në FIFA, tentativa spanjolle për t’ia ulur rëndësinë Shtetit të Kosovës është e kotë. Shpresojmë që Federata Spanjolle të sillet konform rregullave”. Spanja nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, një nga 5 vendet e BE-së që nuk e ka bërë bashkë me Greqinë, Rumaninë, Sllovaninë dhe Qipron.
Sfidanti.al