Koronavirusi godet futbollin, ja harta e dëmeve në Europë!

Premier Liga angleze është një nga kampionatet që nuk është prekur deri tani nga pasojat e koronavirusit. Edhe pse mediat britanike kanë ngritur pikëpyetje për drejtësinë e këtij qendrimi, kompeticioni më i fortë i klubeve në botë, për momentin do të vazhdojë si gjithmonë, sipas kalendarit dhe me kapacitet të plotë të tifozëve. Ashtu si Premier Liga, janë edhe kampionatet në Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Irlandë si dhe Premier Liga e Rusisë.

Gjermania ende nuk ka një vendim përfundimtar, por do të vendoset mbi bazën e çdo ndeshjeje. Gjithsesi, Bundesliga do ta provojë ndeshjen e parë pa tifozë në historinë e saj këtë të mërkurë, kur Borusia e Mynshengladbahut të presë Këlnin, dhe bëhet fjalë për një ndeshje të prapambetur. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, kërkoi që të ndalohen të gjithë aktivitetet sportivë me më shumë se 1000 spektatorë.

Në Francë, të gjitha ndeshjet e futbollit, do të luhen me dyer të mbyllura ose me prani të më pak se 1 000 tifozëve. Shteti i madh europian ka pasur deri tani 30 të vdekur dhe 1 412 raste (deri në orën 17:00 të kësaj dite), ndërsa presidenti Markon theksoi se ky është vetëm fillimi. Spanja ndërkaq mori vendim për dy javë të paktën të La Ligës që të luhen pa tifozë, dhe këtë gjë e kanë bërë edhe Portugalia, Polonia, Austria dhe Greqia. Këtu hyn edhe Shqipëria, pas vendimit të FSHF-së. Në shumë vende të tjera të Europës nuk dihet se çfarë do të ndodhë, dhe flitet kryesisht për Ballkanin, Europën Juglindore dhe republikat ish-sovjetike.

Sfidanti.al