Koronavirusi edhe në Euroligë, pa tifozë Olimpia Milano-Real!

Nuk do të lejohen madje as gazetarët, dhe i tillë është vendimi i organizatorëve të Championsit të basketbollit. Epidemia e koronavirusit godet edhe Euroligën, dhe bëhet fjalë për ndeshjen e së martës që do të luhet në Arenën e Milanos, mes Olimpias vendase dhe Realit të Madridit. Njoftimi është se nuk do të ketë tifozë në Pallatin e Sportit, dhe po ashtu nuk do të ketë as gazetarë.

Një masë e ashpër për të mbrojtur të paktën zhvillimin e ndeshjes, për të mos dëmtuar kalendarin e fazës së grupeve të garës kontinentale. Ndeshja luhet në Milano në 3 mars në orën 20:45, dhe padyshim nuk do të jetë aspak e bukur, por siç e kemi thënë edhe më parë, gjëja kryesore është të mbrohet shëndeti dhe jeta e njerëzve.

Sfidanti.al