Klopi këshillohet për Obamejangun, por ku mund të luajë ylli në Liverpul?!

Një trajner me përvojë në Angli, si Stefën Uarnok, i ka thënë në distancë trajnerit të të kuqve që të marrë në skuadër një sulmues vërtet shumë të mirë. Fjala është për Pjer-Emerik Obamejangun që luan për Arsenalin, dhe që Jurgen Klopi e ka pasur në ekip tek Dortmundi. Uarnoku thotë se Liverpuli ka nevojë të forcojë sulmin, për të qenë në gjendje të rivalizojë vitin e ardhshëm për Sitin, Junajtidin apo Çelsin, ndërsa Obamejangu nuk po jep shenja se do të rinovojë kontratën me Arsenalin, që përfundon vitin e ardhshëm. Gjithsesi, në repartin sulmues të Liverpulit do të ishte vështirë që të gjendej vend si titullar, sepse aty luajnë Mo Salah, Sadio Mane dhe Bobi Firmino. Nga Spanja, ndërkaq vijnë lajme se Arsenali mund ta largojë Obamejangun dhe të synojë Antuan Grizmanin, që po kalon një periudhë të zezë tek Barcelona.

Sfidanti.al