Klopi: i lumtur për lojën, por ata shënuan 3 gola, ne asnjë!

Duhet të dish të humbësh, ashtu siç duhet të dish të fitosh. Jurgen Klop u tregua një “kalorës” i vërtetë pas disfatës së rëndë të Liverpulit të tij në “Kamp Nou”, duke e parë realitetin drejt në sy, madje edhe duke mos e humbur buzëqeshjen.

“I tillë është futbolli, – tha trajneri gjerman, – rëndësi, në fund të fundit, ka të shënosh gola. Ata shënuan tre, ndërsa ne nuk shënuam asnjë. Paraqitja jonë ishte me të vërtetë e mirë, djemtë luajtën një ndeshje të madhe. Veçse, kur luan ndaj Barcelonës, duhet të dish se kundërshtarit i mjaftojnë shumë pak shanse për gol. i lumtur me lojën, por jo me rezultatin. Ky është futbolli. Një rezultat i rëndë, por duhet ta pranojmë kështu siç është”.

Sfidanti.al