Nga 40 në 25, formula e Dortmundit për Hazarin e ri!

Kjo verë duhet të jetë e vrullshme për familjen Hazar. Ndërsa vëllai i madh, Edeni, pritet të largohet nga Çelsi për tek Reali i Madridit, “shtëpinë” do ta ndryshojë me shumë gjasa, edhe vëllai tjetër, Torgani. Futbollisti i Mynshengladbahut dëshiron të ikë nga një Borusia për të shkuar tek një Borusia tjetër. Mediat gjermane njoftojnë se Torgan Hazar ka arritur marrëveshje me Dortmundin dhe është i vendosur të luajë në atë që mund të quhet klubi numër 2 në Gjermani.

Hazari i Bundesligës është bërë “i vështirë” sepse nuk po pranon të rinovojë kontratën me Mynshengladbahun, ndonëse ajo përfundon sezonin e ardhshë, në verë 2020. Dortmundi shpreson të shpenzojë jo më shumë se 25 milionë euro për kartonin e belgut, por Gladbahu flet me gojën e menaxherit Maks Eberl që kërkon plot 40 milionë euro.

Sfidanti.al